Pipero: Shtimi i rasteve ka sjell humbje jetësh. Maska të bëhet mënyrë jetese, të mbahet edhe në rrugë

Mjeku i njohur Pllumb Pipero ka folur për situatën e përkeqësuar të koronavirusit në vendin tonë. Ai ka pohuar se moshat e reja po preken masivisht pasi janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.

Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, shprehet Pipero.

Ndryshe nga çfarë ka deklaruar më herët, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.

Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, thotë Pipero.

Nëse rritet ndërgjegjësimi për përdorimin e maskës dhe respektimin e distancimit fizik Pipero thotë se numrat e të infektuarve do të njohin rënie dy javët ne vijim në të kundërt situata rrezikon të kthehet në problematike./Abc news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *