Këshillat e një nëne për të bijën e saj adoleshente

Milada Horakova u ekzekutua në burgun Pankrac të Pragës. Natën përpara ekzekutimit ajo i shkroi letrën që vijon, vajzës së saj 16-vjeçare.

Mëso bija ime, ta shohësh jetën qysh herët si një çështje me rëndësi. Se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd. Për çdo ledhatim që mund të të dhurojë do të të japë dhjetëra fshikullime. Mësohu sa më shpejt me të dhe mos e lejo që ajo të të verë përfund. Vendos të luftosh. Ki kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shohësh që do të fitosh mbi jetën./Vazhdon