Këshillat e një nëne për të bijën e saj adoleshente(pjesa e dytë)

Mëso prej çdokujt, s’prish punë nëse ata janë të rëndësishëm apo jo! Çaj përmes botës me sytë hapur, dhe mos u merr vetëm me brengat dhe problemet e tua, por edhe me shqetësimet, interesat dhe përgjërimet e të tjerëve.

Kurrë mos mendo që diçka s’të përket ty gjithashtu! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje, duke i krahasuar fenomenet individualisht. Njeriu nuk jeton veçmas botës; ekziston një lumturi e madhe, por edhe një përgjegjësi e pakufi. Në radhë të parë, detyra jote duhet të jetë që të mos qëndrosh dhe të mos veprosh ndarë nga të tjerët, por t’ju bashkohesh nevojave dhe qëllimeve të tyre.
Kjo s’do të thotë të humbasësh në turmë, por ta dish që edhe ti je pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë bashkësi. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore. Mbaje parasysh mirë këtë parim, më shumë seç e bëra unë dhe gjithnjë afroju jetës pozitivisht./Vazhdon-kliko maketingun.